Basha publikon videon: 27 politikanët e PS-së të lidhur me krimin

0
10

Kreu i PD mendon se largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit është e domosdoshme. Sipas Lulzim Bashës kreu i qeverisë po kërkon të uzurpojë Shqipërinë bashkë me bashkëpunëtorët politik dhe bandave të krimit.

Pas fitores politike me rastin e Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama për lidhjen e tij me krimin. Me anë të një vido mesazhi në facebook, Lulzim Basha  përsërit akuzat ndaj Ramës dhe 27 bashkëpunëtorëve të tij, që sipas liderit të opozitës po uzurpojnë vendin.

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Edi Rama e mbron Valdrin Pjetrin nga zbatimi i ligjit antimafia . Njësoj si Elvis Roshin,Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin!  Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!” 

Në video Basha përmend 27 politikanët e PS që sipas tij kanë të hapur kartelat me banda e krimit. Largimi i Kryeministrit është zgjidhja sipas kreut të PD, dhe për këtë pritet që në Shtator të nisin edhe protestat e opozitës.

/Ora News.tv/

Leave a reply