Dell XPS 13 do t’i ketë dy ekrane (Foto)

0
76

Aktiviteti Computex është shfrytëzuar prej shumë kompanive që prodhojnë teknologji, të prezantojnë laptop të rinj, ndërsa as Dell nuk ka mbetur prapa.

Kompania ka prezantuar XPS 13 që do t’i ketë dy ekrane, si dhe versionin e ri të Dell XPS 15.

Hibridi me 13 inç që është kombinim mes laptopit dhe tabletit, ka shumë ndryshime në krahasim me paraardhësin, ndërsa prej ndryshimeve kryesore, është vendosja e kamerës prej pjesës së poshtme, në skajin e sipërm të ekranit.

Laptopi me ekranin 16:10 të ndjeshmërisë në prekje, ka shtatë për qind më shumë hapësirë për pamje, derisa mun të konfigurohet me rezolucion UHD+ apo HDR400, të certifikuar me Dolby Vizion.

Hapësira e komandave e ndjeshme në prekje, është zgjeruar për 18 për qind, derisa ka edhe përmirësime të disa detajeve teknike. Me gjithë këto ndryshime Dell ka arritur që ta hollojë edhe për shtatë për qind, në krahasim me gjeneratën e kaluar.

Brenda XPS 13 do të jetë gjenerata e dhjetë e procesorit Core nga Intel, që pritet ta bëjë 2.5 herë më të shpejtë.

Të dy këta laptop nga Dell, që mund të konfigurohen deri me 64MB, dalin në shitje gjatë muajit qershor, me çmim fillestar prej 999 dollarëve. /Ballkanpress.com

Leave a reply