Intervistë me studenten e departamentit të Orientalistikës, Qershore Berisha

0
713

Qershore Berisha është studente tjetër e Orientalistikës në Universitetin Hasan Prishtina, degë kjo që në vete po bartë pasionin e gjuhës, kulturës e historisë së orientit, e cila ka shprehur entuziazmin dhe vullnetin e saj për të ardhmen si orientaliste.


Berisha përgjigjet në pyetjet tona rreth drejtimit të saj universitar.


*Pse zgjodhët të studioni Orientalistikën?


Q. Berisha
: Sa isha ne shkollë të mesme, gjuhët, historia dhe letërsia ishin lëndë favorite te mijat. Mendoj se më së miri Orientalistika si drejtim ngërthen në vete të gjitha këto dukuri. Arsye tjetër është ndikimi jashtëzakonisht i madh i kulturës së Lindjes së Mesme te ne, veçanërisht asaj turke, doja të njihem më gjerësisht për kēto dukuri, gjithashtu jam shumë e interesuar ne formimin, politikat dhe strategjitë e Perandorisë Osmane. Prandaj, zgjodha te studioj orientalistikën.

* Pasi jeni degë e veçantë studimi, sa pati kjo ndikim në mundësitë e studimeve jashtë vendit?


Q. Berisha:
Personalisht, pata fatin e mirë të fitoj bursë një vjeçare studimi në  Universitetin e Anadollus,  një prej universiteteve më të kualifikuara ne Turqi. Kjo eksperiencë, pati ndikim jashtëzakonisht të madh në perfeksionimin dhe përvetësimin e gjuhës turke, osmane, historisë dhe letërsisë turke. Gjithashtu, mendoj se përfaqësova kulturën dhe edukimin e Kosovës në mënyrë të denjë para shumë nacionaliteteve botërore përfshirë këtu edhe ato shtete jo mike tonat..

*Cilat janë planet tuaja pas studimeve?


Q. Berisha: Faktikisht, pas përfundimit të Orientalistikës, kemi shumë rrugë te hapura si: përkthyes, punonjës në ndonjë nga sektorët e Aeroportit të Prishtinës, ligjërues, historian, kulturolog etj, kjo ngacmon pavendosmërinë tek ne.
Personalisht, ndoshta punën si historiane ose në Arkivat Shtetërore si një Osmanologe do e zgjedh.

*Një mesazh i shkurtër nga ju për studentët e ardhshëm të kësaj dege?


Q. Berisha:
Orientalistika është degë shumë e pasur. Nëse jeni të interesuar mjaftueshëm, nëse doni të pasuroni fillimisht mendjen tuaj me dije ne fushën e historisë e letërsisë të qytetërimit më të vjetër te botës, atëherë ia vlen plotësisht të studiohet Orientalistika. Mjafton të keni përkushtim, kurajo dhe të punoni, sukseset nuk do të mungojnë.

Leave a reply