Këshilli i Evropës dakordohet për kthimin e Rusisë në këtë Këshill

0
26

Ministrat e punëve të jashtme të Këshillit të Evropës kanë rënë dakord për të gjetur një rrugë për kthimin e Rusisë në këtë Këshill.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters,  dakordi i ministrave të punëve të jashtme të Këshillit të Evropës ka ardhur pas iniciativave të Francës dhe Gjermanisë për të gjetur një kompromis dhe për kthimin e Rusisë në mesin e 47 anëtarëve të këtij institucioni evropian. Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, duke mirëpritur këtë dakordim që arritur në Helsinki, kryeqytetin e Finlandës, deklaroi: “Nuk jemi të interesuar të largohemi nga Këshilli i Evropës, edhe pse disa individë kanë bërë përpjekje që të ndodhë një gjë e tillë”. Qeveria e Rusisë ka deklaruar se do të paguaj detyrimet e anëtarësisë në rast të pranisë në Këshillin e Evropës.

Diplomatët e Gjeorgjisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Armenisë janë pozicionuar përkrah përfaqësuesit të Kievit, ndërkohë që përfaqësuesit e 39 vendeve të tjera anëtare të këtij Këshilli, kanë mbështetur këtë dakordim

. Këshilli i Evropës ditën e premte në një takim të zhvilluar në Finlandë me pjesëmarrjen e ministrave të vendeve anëtare, ka shqyrtuar çështjen e dhënies përsëri të së drejtës për votim Rusisë në komitetin mbikëqyrës mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në këtë kontinent.

Leave a reply