Kosova përballë Malit të Zi: Statistika, analizë dhe parashikim

0
64

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve shqiptarë do të shikojnë kah shteti malazez. Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire e Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Vendi: Podgoricë, Mali i Zi
Koha: 7 Qershor (e premte), 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Mali i Zi

Ljubisa Tumbakovic do të has në vështirësi sa i përket krijimit të ekipit startues shkaku i lëndimeve të lojtarëve.

Stefan Savic i Atletico Madridit nuk ka arritur të shërohet me kohë pas një lëndimi dhe nuk do të startojë në ndeshjen kundër ekipit tonë.

Edhe sulmuesi më i mirë i malazezëve, i cili luan te Monaco, Stevan Jovetic, nuk do të luajë kundër Dardanëve shkaku i një lëndimi.

Danijel Petkovic nuk do të jetë në shtyllat e portës pasi që nuk ka arritur që me kohë të shërohet nga lëndimi.

As Zarko Tomasevic, qendër mbrojtësi nuk do të luajë kundër nesh shkaku i një dëmtimi.

Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj pritet të startojë që nga minuta e parë në fazën sulmuese të fqinjëve tanë.

Kosova

Bernard Challendes do të ketë dy mungesa të mëdha në mesfushë për takimin e sotëm.

Hekuran Kryeziu nuk ka arritur që me kohë të shërohet nga një lëndim i marrë muaj më parë me skuadrën e Zurichut.

Edhe kapiteni Herolind Shala, gjatë javës së kaluar ka pësuar një dëmtim me Valerengën dhe nuk do të jetë në ekipin startues.

Zvicerani pritet t’i jep hapësirë Idriz Vocës së ekipit të Luzernit si dhe Besart Halimi i skuadrës së Brondbyt.

Gjithashtu nuk do të luajë edhe mesfushori i Lazios, Valon Berisha ndërsa mund të paraqitet i sapoafruari në përfaqësueses, Florent Hadërgjonaj.

Fatos Beqiraj

A e dini se…?

Mali i Zi në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc prej një fitore, një barazimi dhe tre humbjeve.

Mali i Zi në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar së paku një gol në të gjitha garat.

Mali i Zi nuk di për fitore që tetori i vitit të kaluar kur fituan kundër Lituanisë.

Futbollistët malazez në tri nga katër ndeshjet e fundit kanë shkaktuar penallti.

Kosova nuk ka pësuar 12 ndeshjet rresht në të gjitha garat e njohura nga FIFA.

Kosova ka bilanc prej katër barazimeve dhe tetë fitoreve në të gjitha garat.

Kosova humbjen e fundit e ka pasur para dy vjetësh kundër Islandës.

Kosova vetëm në një nga 12 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë gol.

Leave a reply