Kryeministri i Pakistanit: Në Kashmir mund të përsëritet Srebrenica

0
20

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, të enjten, paralajmëroi mundësinë e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, “sikurse ajo që ndodhi 24 vjet më parë në Srebrenicë”.

“A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëve në Kashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën,” pyeti Khan në Twitter, duke shtuar:

“Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”, tha ai.

Leave a reply