SHBA arreston ish marinsin i lidhur me sulmin ndaj ambasadës së Koresë së Veriut në Spanjë

0
108

Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë të ditur se autoritetet e SHBA kanë arrestuar një ish-marins amerikan, i cili është anëtar i një grupi që dyshohet se ka sulmuar ambasadën e Koresë së Veriut në Madrid në muajin shkurt dhe ka vjedhur pajisje elektronike.

Christopher Ahn u arrestua të enjten dhe u shfaq të premten në gjykatën federale në Los Anxhelos. Në një zhvillim të ndërlidhur me këtë rast, agjentë të armatosur federalë të SHBA të enjten kanë bastisur apartamentin e Adrian Hong, kreu i Mbrojtjes Civile Cheolima, një grup që kërkon rrëzimin e kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe që është fajësuar për sulmin ndaj ambasadës më 22 shkurt. Hong nuk ishte i pranishëm në banesën e tij kur ndodhi bastisja.

Leave a reply