Thaçi uron Palmer: Mirëpres rolin në rritje të SHBA-së në rajonin tonë

0
64

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Matthew Palmer për detyrën e re.

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Matthew Palmer, si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Uroj emërimin e Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres një rol në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe gjithë rajonit tonë në Kombet Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin ka ardhur një reagim edhe nga Serbia.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq një emërim të tillë e ka konsideruar si një shenjë se administrata amerikane dëshiron të shtyjë përpara procesin e bisedimeve Beograd-Prishtinë. /Telegrafi/

Leave a reply