Trump fton kompanitë amerikane të largohen nga Kina

0
48

Presidenti amerikan, Donald Trump, porositi kompanitë amerikane të shikojnë mënyra për të mbyllur operacionet e tyre në Kinë, dhe për të prodhuar më shumë produkte të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Trump nuk mund të detyrojë kompanitë të braktisin Kinën. Ai nuk dha detaje sesi do të procedojë me këtë urdhër.

Megjithëse ai tha se do të ofronte një përgjigje më vonë për tarifat ndaj produkteve amerikane të shpallura nga Kina, më herët gjatë ditës.

“Kompanitë tona të mëdha amerikane janë porositur që menjëherë të fillojnë të kërkojnë alternativa kundrejt Kinës, duke përfshirë sjelljen dhe prodhimin e produkteve tuaja në SHBA”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Ne nuk kemi nevojë për Kinën dhe, sinqerisht, do të ishte shumë më mirë pa të”, ka thënë ai.

Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë.

Kjo masë është hakmarrje karshi tarifave të SHBA-së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor.

Leave a reply